“Dridhen” serbët, Shqipëria e Madhe po bëhet
Mediat serbe janë çuar peshë pas deklaratës së djeshme të ministrit të Diasporës të Shqipërisë, Pandeli Majko i cili tha se që nga 1 janari nuk do të ketë kufi mes Shqipërisë e Kosovës.
Shefi i zyres serbe në Kosovë, Marko Gjuriq e ka quajtur këtë vendim si joserioz dhe të papërgjegjshëm.
Në anën tjetër, mediat dhe analistët serbë vlerësojnë se ky është hapi i parë i ëndrrës shqiptare të krijimit të Shqipërisë së Madhe, shkruan Indeksonline.
Dushan Prorokoviç nga Instituti për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare në Serbi vlerëson se ky hap është vazhdim i integrimit funksional drejt të bërit realitet Shqipërinë e Madhe.
Poashtu, mediat serbe shkruajn se mes Kosovës e Shqipërisë ka edhe marrëveshje për bashkëpunim ushtarak./Indeksonline/