10:18 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Dridhet” Bayern Muncheni, Liverpooli afër transferimit të Thiago Alcantaras

Skuadra e Bayern Munchenit pas transferimit të Leroy Sanes mund të përballet me një lajm të keq.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Thiago Alcantara dëshiron largimin nga ekipi gjerman pasi po kërkon një aventurë të re, transmeton Indeksonline.

Skuadra e Liverpoolit është shumë afër që ta transferojë mesfushorin spanjoll. Ajo tashmë ka arritur marrëveshje personale me futbollistin.

Bayern Muncheni po kërkon 35 milionë euro për spanjollin dhe kjo shumë duket e pranueshme nga anglezët. /Indeksonline/