15:19 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Dridhet Interi: Icardi refuzon vazhdimin e kontratës

Wanda Nara, gruaja dhe njëherit edhe menaxherja e sulmuesit të Inter, Mauro Icardi, ka irrituar tifozët zikaltër me deklaraten e fundit të saj.

Ajo ka thënë se klienti i saj nuk do të rinovoj kontratën e tij me klubin dhe se e sheh të ardhmen e sulmuesit argjentinas në njërën nga ekipet Real Madrid apo Chelsea, klube këto që kanë shprehur interesimin e tyre për shërbimet e bomberit argjentinas, shkruan IndeksOnline.

Florentino Perez ka ofruar shërbimet e mesfushorit gjerman Toni Kroos dhe një shumë të madhe parashë në këmbim të sulmuesit të Interit ofertë kjo e cila është refuzuar nga “Nerazzurët” të cilët kërkojnë që në ofertë të përfshihet edhe mesfushori kroat Luka Modric./IndeksOnline/