17:44 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drita kërka hiç, Flamurtari është bajraktari

Drita është mposhtur në shtëpi nga Llapi me rezultat 1-2.

Kampionët në fuqi nuk po arrijnë të gjejnë formën e vitit të kaluar.

Llapjanët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Hajdarit, shkruan indeksonline.

Gjilanasit barazuan në minutën e 37-të me golin e Bujar Shabanit.

Por Llapi u rikthye në avantazh me golin e Festim Alidemaj për rezultatin përfundimtar 1-2.

Në ndeshjen tjetër, Flamurtari po vazhdon me formën shumë të mirë në këtë fillim të kampionatit.

Skuadra nga kryeqyteti ka mposhtur Lirinë me rezultat 3-1.

Në dy ndeshjet tjera, Feronikeli ka fituar si mysafir i Ferizajit me rezultat 0-2 ndërsa Trepça ’89 ka fituar si mysafir i KEK-ut me rezultat 1-5. /IndeksOnline/