Drita ndalet në Drenicë, Gjilani mposht Dukagjinin me vështirësi
Gjilani ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.
Golin e e vetëm për Skifterat e shënoi Tomislav Busic në minutat shtesë të pjesës së parë, por që ishte i mjaftueshëm për të marrë tri pikë.
Me këtë fitore, Gjilani është në vendin e tretë me 18 pikë, aq sa ka edhe Drita, ndërsa Dukagjini është e fundit me 4 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Drenica dhe Drita kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Skenderaj.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Gilberto Fortunato në minutën e 38-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Diar Prokshi tre minuta para fundit të ndeshjes.
Me këtë barazim, Drita është në vendin e dytë me pikë të barabarta me Gjilanin dhe dy pikë më pak se Ballkani, derisa Drenica është në vendin e tetë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Ferizaj. /IndeksOnline/