23:15 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / Gj. Sh

Drita nënshkruan me bomberin shqiptar i cili ishte pjesë e Gjilanit

Drita ka zyrtarizuar transferin e radhës.

Skuadra gjilanase ka prezantuar sulmuesin shqiptar Blerim Krasniqi, shkruan IndeksOnline.

Krasniqi është transferuar nga skuadra rumune CS Mioveni, dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

26-vjeçari e njeh kampionatin e Kosovës, pasi në të kaluarën ishte edhe pjesë e Gjilanit.

Njoftimi i plotë:

Blerim Krasniqi është sulmuesi ynë

Kemi knaqësin të ju prezantojmë sulmuesin tonë të ri Blerim Krasniqi nga Shqipëria.

Krasniqi do të jetë pika referente e sulmit i cili vjen nga një përvojë e gjatë në superligën shqiptare.

Blerimi ka qenë pjesë edhe e superligës së Kosovës dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit CS Mioveni nga superliga e Rumanisë.

Lojtari është pritur në zyrat e klubit nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe marrëveshja është nënshkruar  për periudhën dy vjeqare.

Mirë se vjen Blerim

/IndeksOnline/