75 Mall Live Search
15:04 / E Diele, 24 Maj 2026 / L A

Drita njofton largimin e Ajzerajt në fund të sezonit

Almir Ajzeraj do të largohet nga Drita.

Këtë e konfirmoi vetë kampioni i Kosovës në faqen e tyre në “Facebook”, me lojtarin që do i jap fund epokës së tij 6 vjeçare aty.

“Faleminderit, Magic Almir Ajzeraj, për trofetë, emocionet dhe gjithçka që arritëm së bashku. Ti do të mbetesh gjithmonë njëri prej nesh.Përgjithmonë bardh e kaltër”, shkroi Drita në faqen e tyre.

Ajzeraj, ju kishte bashkuar Dritës në vitin 2020 ku bëri 252 paraqitje dhe shënoi 21 gola dhe 35 asistime.

Ai arriti të fitonte 3 herë Superligën, Superkupën si dhe e çoi Dritën deri në play-offin e fazës eliminatore të Conference League./IndeksOnline/