22:04 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Drita reagon pas akuzave që Ismet Munishi bëri: “Ai çdo javë akuzon dikë, nuk është diçka e re”

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pas ndeshjes kundër Dukagjinit në deklaratë për media thumboj ekipin e Dritës duke thënë se po me çdo kusht po tentohet që ekipi gjilanas të shpallet kampion.

Indeksonline rreth këtyre deklaratave ka kontaktuar drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberi.

Ai ka thënë se akuzat e Munishit nuk janë diçka e re.

“Deklaratat e Ismet Munishit nuk na bëjnë përshtypje. Ai çdo javë akuzon dikë, nuk është diçka e re”

“Nuk mund të biem në atë nivel sa të komentojmë akuzat e tijë. Ne do vazhdojmë përpara drejt synimit tonë”, u shprehë Zymberi./Indeksonline/