75 Mall Live Search
09:17 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / kutia

Drita rikthehet për të luajtur në Superligë, këto janë 3 ndeshjet e sotme

E mërkura e ngjeshur me ndeshje futbolli, në Kosovë.

Mesjava ka rezervuar sërish takimet e Superligës, por këtë herë edhe të ligave të tjera.

Superliga vjen me tri takime, ndërsa rikthehet kampionia në fuqi, Drita, e cila luan takimin e parë në edicionin e ri.

Gjilanasit presin Besën e Pejës, e cila ende nuk ka marrë asnjë pikë në këtë fillim të sezonit.

Takimi më interesant luhet në Podujevë, ku takohen Llapi e Ballkani.

Në Mitrovicë, Prishtina është mysafire e Trepçës ’89. Takimet nisin në orën 15:00. /IndeksOnline/