15:56 / E Diele, 02 Tetor 2022 / LB

Dritat e “Sahat Kullës” në Prishtinë do të ndizen nesër

Nesër duke filluar nga ora 19:00 do të ndizen dritat e monumentit të trashëgimisë kulturore – Sahat Kullës në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur Komuna e Prishtinës me anë të një komunikate.

“Për disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj. Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar”, thuhet në kumtesën e kësaj komune.