18:13 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Driton Kuka propozohet për titullin “Dr.Honoris Causa”

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit ka vendosur ta bëjë një propozim në senatin e Universitetit “Hasan Prishtina” për t’iu ndarë tituli “Dr.Honoris Causa” trajnerit Driton Toni Kukës.

Kuka bashkë me garuesit e tij nga olimpiada e “Tokyo 2020” kthehet me dy medalje të arta, pasi Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën të fitojnë në kategoritë e tyre.

Çmimi në fjalë është titull akademik që universiteti jep si menyrë nderimi për kontributet e trajnerit që bëri që Kosova t’i ketë tri medalje olimpike.

Një vlerësim të tillë nga Universiteti i Prishtinës nuk i është berë ndonjë personaliteti sportiv.