21:15 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Driton Kuka tallet me xhudistet: Paratë për vete, mua vetëm një torte (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në Xhudo pati sukses të madh edhe në turneun e zhvilluar në Antalya të Turqisë.

Madje xhudistet kosovare u rikthyen në Kosovë me katër medalje; tri të arta dhe një të argjendtë, shkruan IndeksOnline.

Driton Kuka, trajneri i xhudisteve përmes një shkrimi ka bërë humor me medalistet e fituara.

“Lekët për veti e mua më qarosen me torte”, ka shkruar Kuka.

Kujtojmë që me medalje u stolisën; Loriana Kuka (e artë), Distria Krasniqi (e artë), Nora Gjakova (e artë) dhe Fjolla Kelmendi (e argjendtë)./IndeksOnline/