09:26 / E Martë, 23 Mars 2021 / OSH

Droga ia merr edhe fëmijën e dytë, aktorit të njohur amerikan

Aktori dhe këngëtari i njohur amerikan, Bobby Brown, ka humbur edhe fëmijën e dytë.

Djali i tij, Bobby Brown Juniori është gjetur pa shenja jete. Burime e TMZ-së thonë se droga ka qenë arsyeja e vdekjes së tij.

Një autopsi tregoi se ai vdiq nga një kombinim toksik i alkoolit, kokainës dhe fentanilit.

Gjashtë vjet më parë, Browni kishte humbur edhe vajzën e tij, Kristinan. Ajo kishte vdekur nga mbidoza./Indeksonline/