09:22 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dronët amerikanë bombardojnë shpellat e ISIS-it

Ushtria amerikane njofton se në ditët e fundit ka sulmuar me avionë pa pilotë 4 baza të ISIS-it në Irak ku si pasojë janë vrarë 9 xhihadistë të grupimit ekstremist që ishin në kërkim prej kohësh për aktet e tyre të dhunshme.

Objektivi i këtij sulmi ishte shkatërrimi i disa bazave të ISIS-it që ndodheshin në zonat rurale të Irakut, madje dhe shpella, brenda së cilave fshihen xhihadistët.

ISIS-i e humbi kontrollin e territorit në Irak në mars të vitit 2019 dhe që nga ajo kohë shumë luftëtarë besnikë fshihen në zonën kufitare më Sirinë, nga organizojnë dhe sulme.