15:18 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Droni ndërprenë ndeshjen në Angli (Foto)

Një Dron i shfaqur mbi stadiumin anglez ka ndërpre takimin mes Yeovil Town dhe Crawley.

Takimi u ndërpre për 11 minuta, pasi avioni i paidentifikuar fluturoi mbi stadiumin “Huish Park”, transmeton IndeksOnline.

Gjyqtari i ndeshjes vendosi ta ndërpriste ndeshjen, duke i detyruar futbollistët të shkojnë në zhveshtore.

Trajneri i Crawley, Harry Kewell pas ndeshjes e falënderon Dronin, pasi në minutën e 98-të skuadra e tij fitoi me rezultat 2-1.

“Nuk kam parë asnjëherë. Ndoshta ka punuar në favorin tim. Ai më dha një shans që unë t’i flas futbollistëve të mi, e pastaj edhe të fitojmë”, ka thënë ish-futbollisti i Liverpooli.

Kujtojmë që Droni si mjetë fluturues u bë i njohur në ndeshjen Serbi – Shqipëri./IndeksOnline/