00:41 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Drunjë dekorativ për disa shkolla, ja sa i kushtoi tenderi komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës do të bëjë furnizimin me drunjë dekorativ për oborret e shkollave.

Furnizimi do të bëhet në kryeqytet, sipas kërkesave të zyrtarëve të autoritetit kontraktues.

Bazuar në kontratën e publikuar nga ana e prokurimit, vlera e parashikuar e saj fillimisht ka qenë 50.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T.P.  LULISHTJA BUÇAJ, dhe vlera e përgjithshme e kontratës së kurorëzuar kap shumën prej 19.000,00 euro.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjithshëm me çmimin më të lartë ka qenë 43.500,00 euro.

Kohëzgjatja e kontratës pritet të përfundojë brenda 60 ditëve. /Indeksonline/