14:10 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Drunjtë bien mbi vetura (Foto)

Stuhitë e fuqishme kanë goditur gjithë Evropën. Përpos Holandës ku qytetarët e patën të pamundur edhe të ecnin shesheve, në Gjermani  janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Një lexuese e Indeksonline nga Gjermania ka dërguar disa fotografi në të cilat shihet se si veturat kanë përfunduar nën drunjtë e rrënuar.

Erërat kanë qenë shumë shqetësuese për të gjithë banorët e Duissburg-ut dhe shumë vendeve të tjera në Gjermani./Indeksonline/