Dua e mahnitshme në ‘Billboard Music Awards’, këndon hitin e saj (Video)
Mbrëmë në Las Vegas u mbajt eventi prestigjioz i muzikës ‘Billboard Music Awards’.
Në ngjarje të llojit të tillë s’ka si të mungoi as ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa.
Këngëtarja peformoi hitin e saj ‘New Rules’ teksa solli magji dhe elektricitet në skenë bashkë me grupin e saj të vallëzimit.
Në publik të pranishëm ishin edhe prindërit e Dua-s, ndërsa këtë video sjellë babai i saj Dukagjini.
Ndryshe Dua me ‘New Rules’ do ta hap edhe finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev që pritet të mbahet më 26 maj./Indeksonline/