17:03 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa arrin në Prishtinë (Foto)

Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka arritur në kryeqytetin e Kosovës pak më parë.

Lipa do të flasë para mediave sonte me fillim në orën 19:00,  para se të performojë para fansave të saj në Kosovë.

Dua Lipa edhe pse vetëm 22 vjeçare ka arritur një karrierë të bujshme në mbarë botën me hitet e saj, mirëpo duket se nuk e ka harruar as vendlindjen. Gjatë ditës së sotme, rrugës për në Kosovë, ajo ka publikuar një video teksa drejtohet me fjalët shqip “Mezi pres t’ju shoh”.