09:12 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa bëhet bionde, shikoni sa i shkon ngjyra e re këngëtares

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa ka ndryshuar diçka nga pamja e saj.

Këtë herë bukuroshja 23 vjeçare vjen si një bionde. Ngjyra e flokëve duket se po i shkon shumë bukuroshes shqiptare, e cila nuk ka ngurruar edhe të publikoj imazhe në “Instagram”.

Në këto imazhe ajo shihet së bashku me miken e saj, Noomi Rapace duke pozuar para kamerës.

“Gjeta vajzën në LA” ka shkruar Dua duke treguar se për momentin gjendet në Los Angelos.

Ndryshe, Dua për pak kohë ka arritur që të jetë njëra nga këngëtaret më të kërkuara në botë./Indeksonline/