11:00 / E Hënë, 23 Korrik 2018

Dua Lipa elektrizon publikun në Paris, duket e ‘magjishme’ (Foto)

Dua Lipa po vazhdon suksesshëm turet dhe performancat e saj anekënd botës.

Këngëtarja kosovare me famë botërore së fundmi ka performuar në Paris, gjegjësisht në kuadër të festivalit “Lollapalooza” që mbahet çdo vit në kryeqendrën e Francës.


Ajo ka ndarë disa fotografi në rrjetet e saj sociale, pjesë nga performanca e saj, e që duket fantastike në paraqitje, si në stil, ashtu edhe publiku duket të jetë i ‘elektrizuar’ nga këngët e saj.


Ndryshe Dua më 10 gusht do të performojë në Prishtinë, në kuadër të festivalit Sunny Hill që do të mbahet në parkun ‘Gërmia’./Indeksonline/