13:36 / E Premte, 23 Shtator 2022 / A. M.

Dua Lipa filmohet duke u larguar e frikësuar nga një klub nate pas tërmetit të fortë që goditi Meksikën

Dua Lipa ishte vetëm dy ditë në Mexico City dhe pati përvojën fatkeqe të një tërmeti të fortë që u ndje këtë të hënë në kryeqytetin e vendit prej 7.7 shkallë të Rihterit.

Dhe, një tjetër pasgoditje e fortë 6.9 shkallë të Rihterit, u dëgjuan vetëm në agim të së enjtes (22 shtator).

Këngëtarja, disa orë më parë kishte dhuruar një koncert në kryeqytetin meksikan, në kuadër të turit të saj “Future Nostalgia”.

Lipa është shfaqur në skenë me një veshje jeshile. Ajo dukej plot energji dhe tha se ishte e lumtur që vizitoi Meksikën dhe ndjeu dashurinë e publikut dhe në fund të performancës së saj u drejtua në një klub nate ekskluzive në qytet, LooLoo Studio, ku u befasua nga tërmeti, shkruan Marca.

https://www.instagram.com/p/Ci0QtGiDAso/