08:10 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa grimohet vet dhe duket për mrekulli (Foto)

Këngëtarja e famshme shqiptare në të gjithë botën, Dua Lipa është po ashtu edhe një personazh shumë i thjeshtë në paraqitjet publike.

Ajo nuk e ka problem të sillet sikur të gjithë të tjerët edhe kur ka me miliona fansa në të gjithë botën, transmeton Indeksonline.

Së fundi, Dua ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj në “Instagram”, ku e shohim teksa po përgatitet për të dalë në skenë.

“Puthje, puthje” kishte shkruar Dua bashkangjitur me imazhin ku ajo po grimohej për të del në skenë.

Përndryshe, Duan do të mund ta shijojmë në muajin gusht, ku do të perfomroj në Prishtinë./Indeksonline/