11:36 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa “kall” Japoninë, fustani i shkurtër i rri për mrekulli

Dua Lipa po vazhdon me angazhimet e saj profesionale dhe me promovimin e këngës së re “Don’t Start Now”.

Së fundi 23 vjeçarja ka marr pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve që po mbahet në Japoni ‘Mnet Asian Music Aëards’, shkruan Indeksonline.

Ylli kosovar ishte ajo që rrëmbeu gjithë vëmendjen në parakalimin në qilimin e kuq, e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, Dua dukej në top-formë.

Vetë ajo ka ndarë me adhuruesit në Instagram një fotografi nga atje teksa shkëlqente me paraqitjen.

Ndryshe, Dua së fundi zbuloi emrin e albumit të saj të ri i cili është i dyti në karrierë. Albumi do të titullohet “Future Nostalgia” dhe pritet të publikohet në fillim të vitit 2020./Indeksonline/