08:58 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / A. M.

Dua Lipa këndon shqip (Video)

Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka kënduar në gjuhën shqipe.

Lipa e shoqëruar nga vëllai i saj, Gjini, ka kënduar këngën “Shkel” të kantautorit të njohur kosovar, Armend Rexhepagiqi po ashtu edhe këngën e Nexhmije Pagarushës “E dehur jam“

Në një video të publikuar në rrjetin e saj social “ Instagram“, Dua bashkë me Gjinin shihen të lumtur duke kënduar e shijuar muzikën në bregdetin shqiptar.

Ajo së fundi ishte e pranishme dhe organizatore e festivalit Sunny Hill Festival.