10:26 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa me grimin e rëndë në kopertinën e prestigjiozes “British GQ” (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa është ajo që po na bënë krenar me përfaqësimin e denjë në botë.

Së fundi, ajo ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihet shumë e bukur dhe në formë, transmeton Indeksonline.

Veshur në të zeza dhe me grimin po ashtu të rëndë ku mbretëronte ngjyra e zezë, ajo kishte pozuar bukur për “British GQ”.

Kopertina e kësaj të fundit për këtë muaj është fytyra e Duas dhe një intervistë e saj me titullin “Një milion njerëz nuk mund të jenë gabim”.

Ndryshe, Dua në vazhdën e koncerteve verore do të performoj edhe në gushtë të këtij viti në Prishtinë./Indeksonline/

 

Temat: