12:55 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa paralajmëron këngën e radhës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përmes rrjetit social Instagram ka paralajmëruar këngën e radhës që është në bashkëpunim me Dj e njohur, Diplo, transmeton Indeksonline.

Në një foto ku Dua është e shndërruar në bjondinë ka shkruar: “Electricity. 6 shtator//Kënga jonë dhe videoja është duke ardhur. Jam shumë e emocionuar për ju që ta shikoni këtë”.

Sukseset e Dua Lipas nuk kanë të ndalur. Së fundi ajo është bërë këngëtarja e parë në histori që prinë me katër këngë në Spotify./Indeksonline/