13:07 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa projekt madhor me Jaguar (Video/Foto)

Dua Lipa po vazhdon suksesshëm karrierën e saj artistike muzikore.

Momentalisht është një nga emrat më të kërkuar në show biz-in botëror.

Ajo vjen me një tjetër projekt madhor, kësaj radhe me kompaninë prestigjioze Jaguar, shkruan Indeksonline.


Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjeteve të saj sociale:

“Jam shumë e emocionuar të ju tregoj për një projekt të lartë të teknologjisë së muzikës me të cilën jam duke punuar me Jaguar! Unë e di që ju do të doni atë që ne jemi duke krijuar së bashku dhe unë NUK mund të presi për të zbuluar të gjitha më 3 shtator”, ka shkruar Dua.

Ndryshe Dua sot do të jetë pjesë e VMAs, ceremoni në të cilën është e nominuar e në këtë event do të marrin pjesë edhe Rita Ora e Bebe Rexha, të cilat gjithashtu janë të nominuara për çmime./Indeksonline/