19:33 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa shfaqet në muret e Malajzisë

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, dhe yll botëror I Pop Muizkës, Dua Lipa është pikturuar në një muri në kryeqytetin Malajzisë.

Dua është duke mbajtur turnetë e saj muzikor dhe aktualisht po përgatitet për koncertin në Malajzi. Babai i saj Dukagjin Lipa, dikur yll i rock muzikës kosovare ka postuar një video në Instagram, ku shihet fytyra e Duas e pikturuar në murin e një rruge.

“Dua në Malajzi”, ka shkruar ai në postimin në të cilin e ka lidhur edhe një grup të titulluar @katun_ të cilët si duket e kanë bërë pikturën e Duas pasi që në faqen e tyre kanë postuar fotografi të artit të tyre, ku shihet fytyra e yllit botëror nga Kosova, Dua Lipa.

Temat: