09:28 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa shijon bukuritë e Tajvanit

Dua Lipa aktualisht po qëndron në Tajvan duke vazhduar kështu koncertet e saj dhe shijuar shumë vende të botës.

E bukur dhe me shumë stil u pa edhe këtë herë këngëtarja e njohur, transmeton Indeksonline.

E veshur me fustanin e shkurtë dhe kombinuar me atletet e bardha, Dua dukej shumë në formë teksa po shijonte bukurinë e malit “Elefant” në Taipei.

“ Ia arrita që të dal në krye të malit Elefant në Taipei. Nxehti i mesditës ishte i tmerrshëm në por ia vlejti” ka shkruar ajo./Indeksonline/

Temat: