20:30 / E Martë, 03 Gusht 2021 / AR

Dua Lipa viziton qytetin antik të Butrinitit, mbetet e fascinuar

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka disa ditë që po gjendet në pushime në Shqipëri.

Pas kritikave që mori nga fansat për vendosjen e lokacionit, ajo tashmë në çdo vizitë po tregon ku po gjendet, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ka vizituar qytetin antik të Butrintit, ku ka marrë njohuri më shumë rreth këtij qyteti.

Ajo ka ndarë disa poza interesante ku shihet se Lipa ka mbetur e fascinuar nga bukuritë e këtij vendi historik.

E veshur me një fustan të bardhë teksa e ka kombinuar me syze dhe mbathje, ajo mori mbi 1 milion pëlqime për 1 orë/Indeksonline/