21:11 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Dua t’i ndihmojë sa më shumë Kosovës”

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala të hënën ka zyrtarizuar transferimin te ekipi norvegjez Valerenga. Ai ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë pasi la ekipin Start që u largua nga elita dhe u bashkua me një skuadër që ka prentendime të larta.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, Shala thotë se përmes angazhimit te Valerenga do të ketë mundësi t’i ndihmojë sa më tepër Kosovës.

“E zgjodha Valerengan sepse është një klub shumë i madhë në Norvegji, janë 5 herë kampion dhe gjithmonë dëshirojnë titullin e kampionit. Sivjet e kanë përforcuar shumë skuadrën duke bërë disa blerje të mira dhe besoj që është një hap i mirë për mua”

“Në të ardhmen pres të zhvillohem edhe më shumë si futbollistë, t’i ndihmojë klubit dhe t’i ndihmojë sa më shumë Kosovës. Ajo është ambicia ime”. deklaroi Shala. /Indeksonline/