18:22 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Duan t’ja ndalojnë futbollin, e quajnë lesbike

Një vajzë 13-vjeçare, e cila ëndërron të bëhet futbolliste profesioniste thotë se ka marrë kritika dhe është quajtur lesbike që po luan ”sport të meshkujve”.

Darcie, 13-vjeçare, nga Cwmbran në Torfaen, luan futboll që nga mosha 8-vjeçare.

Por, asaj i është thënë nga mësuesit e PE se nuk mund të luajë futboll, sepse vetëm hokej dhe netball janë sporte për femra.

Komisioni i Fëmijëve të Uellsit thotë se kjo ishte një situatë depresive për Darcie, transmeton IndeksOnline.

Darcie

Darcie, tani, thotë se është e përcaktuar t’i sfidojë fjalët negative.

”Unë dua të luaj futboll, dhe nuk dua që dikush të më kritikoj mua”, tha ajo.

”Ata më kanë kritikuar mua shumë duke më thënë se jam djalë ose lesbike. Më kanë ofenduar në shumë mënyra”.

Darcie, e cila është mesfushore qendrore, e skuadrës lokale të futbollit, thotë se do ta ndjekë ëndërrën e saj./IndeksOnline/

Temat: