11:01 / E Shtunë, 20 Prill 2019

Duda Balje për televizionin boshnjak: Më shumë të drejta kanë boshnjakët në Kosovë se në Bosnjë

Deputetja e grupit 6+, komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, e ftuar në një televizion boshnjak, ka folur për problemet me të cilat përballet ky komunitet në Kosovë.

Ajo ka thënë se boshnjakët në Kosovë janë të diskriminuar pozitivisht, madje ka thënë se kanë të drejta më shumë se që kanë boshnjakët në Bosnje.

“T’ju them të drejtën, më shumë të drejta kemi ne në Kosovë se që kanë boshnjakët në Bosnjë. Përfaqësimi, për shembull, jeni shumë pak të përfaqësuar bazuar në numrat sa jeni, ndërsa ne, 30 mijë boshnjakë, kemi 3 vende në Parlament, kemi ministër, kemi pesë zëvendësministra, kemi ndoshta rreth 20 këshilltarë në Qeveri, kemi nënkryetar në Prizren, në Dragash, në Pejë, do të thotë, jemi gjithkund nëpër Kosovë. Kemi të drejtën në gjuhë, lajmet i kemi në gjuhën boshnjake…”, ka thënë ajo në “FaceTv”.