18:35 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dueli Joshua – Fury mund të mos ndodh, arsyeja paratë (Foto)

Anthony Joshua është në bisedime për të organizuar një meç me Tyson Furyn, por marrëveshja ka ngecur për momentin, shkruan indeksonline.

Eddie Hearn, promotor i boksit, ka vënë në pah dy arsye që mund të kërcënojnë të prishin njërën nga ndeshjet që është duke u pritur me padurim nga fansat e boksit.

“E para është se Fury ka humbur të gjithë sensin e realitetit për një marrëveshje për atë luftë me Joshuan. Ai dëshiron shumë më shumë se një ndarje 50-50 të fitimeve, e cila është një shaka”.

“Arsyeja e dytë është se ai nuk mund të marrë veten në një gjendje fizike e cila është e mjaftueshme për të luftuar Kampionin”.

“Anthony duhet të ketë dy luftime të rëndësishme kundër Joseph Parker dhe Deontay Wilder dhe potencialisht Fury në fund të fundit të vitit të ardhshëm”. /IndeksOnline/

 

Temat: