22:21 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dukagjini krejt pareli, i marrin nuset me helikopterë (Video)

Dje në Zahaq të Pejës, e sot në Strellc të Deçanit. Nuset e Dukagjinit tash e tutje duket se po i marrin vetëm me helikopterë, jo më me vetura.

Një lexues i ka dërguar pamje redaksisë së Indeksonline, ku dasmorët presin deri sa helikopteri të ulet dhe të dalë nusja.

Rasti i njëjtë ka ndodhur edhe dje në fshatin Zahaq, ku një nuse u mor me helikopter.

Kjo sigurisht kushton, por tashmë dihet që kosovarët nuk kursejnë për dasmë./Indeksonline/