75 Mall Live Search
16:45 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / Gj Sh

Dukagjini luan ndeshje miqësore me Prishtinën, ky ishte rezultati

Edhe pse jemi në pushimet ndërkombëtare, sot është zhvilluar një ndeshje miqësore mes dy skuadrave kosovare.

Në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, Dukagjini ishte nikoqire e Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Skuadra nga Klina doli triumfuese nga kjo përballje, duke fituar me rezultat 2-1.

Meris Maliqi dhe Mërgim Pefqeli ishin golashenues për Dukagjinin, derisa te Prishtina golin e realizoi Leotrim Kryeziu./IndeksOnline/