23:10 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Dukagjini në Superligë, Klina në ‘flakë’

Pas 16 viteve pritje, Dukagjini nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Superligë.

Kjo ka bërë që i gjithë qyteti të mbushet nga tifozët e Dukagjinit, për ta festuar inkuadrimin në Superligë.

Tifozët e Dukagjinit, qytetarë të Klinës, këngë, brohoritma, mjete piroteknike, janë duke e përcjellë për festë në këtë qytet.

Që nga përfundimi i ndeshjes e deri në orët e mbrëmjes ka vazhduar festa e tyre.

Krejt kjo erdhi pasi që Dukagjini e siguroi Superligën në xhiron e fundit fal fitores ndaj Drenasit me rezultatin 3:1.

Skuadra nga Klina shfrytëzoi barazimin e Besës por interesante është që edhe me pikë por edhe me gol diferencë janë të barabartë, kurse nga takimet ndërmjet vete qëndron më mirë Dukagjini dhe kjo ka bërë që të jenë të dytit në tabelë.