22:11 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Dukagjini paralajmëron Europën: Gati për Show

Skuadra e Dukagjinit është e gatshme për debutimin në garat evropiane.

Nesër skuadra nga Klina do të luaj ndaj Europa F.C të Gjibraltarit, në ndeshjen e rrethit të parë të Conference League, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 19:00.

Dukagjini ka njoftuar tifozët kosovarë se janë të gatshëm për të shkruar historinë.

“GATI PËR SHOW!

Klina e Dukagjinit, të bashkuar sikur asnjëherë tjetër, për të shkruar një HISTORI të re për qytetin.”, thuhet në njoftimin e klubit, të shoqëruar me një video nga suksesi në Superligën e Kosovës, ku sezonin që lam pas, Dukagjini u rendit në vendin e katërt./IndeksOnline/