19:47 / E Martë, 11 Maj 2021 / C E

Dukagjini të motivuar për finalen e Kupës

Nesër mbrëma, Dukagjini do të luaj me Llapin në finalen e Kupës së Kosovës që zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Skuadra nga Klina duken mjaftë të motivuar para përballjes.

“Skuadra jonë edhe sot vazhdojë me stërvitjet për ndeshjën finale të Kupës së Kosovës. Djemtë e Dukagjinit janë mjaftë të motivuar dhe dëshira e vullneti për ditën e 12 majit nuk mungon. Të vetëdijshëm për rëndësinë e takimit, të gjithë futbollistët dhe shtabi teknik treguan një qasje pozitive nën urdhërat e z.Dallkut, z.Luzit, ku i pranishëm ishtë edhe drejtori z.Fabian Veseli”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale.

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Llapit zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45. /IndeksOnline/