17:24 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dukagjini – Trepça 89, shënohen dy gola për dy minuta

Janë duke u zhvilluar katër ndeshjet e fundit të javës së 30-të në Superligë.

Ndeshja me më së shumti gola deri më tani është ajo në Klinë, ndërmjet Dukagjinit dhe Trepçës 89, shkruan IndeksOnline.

Skuadra nga Mitrovica ka rikthyer sërish epërsinë ndaj Dukagjinit në 1 me 2.

Ishte Arbër Shala ai i cili barazoi shifrat, ndërsa nuk voni shumë dhe Milot Avdyli  Milot Avdyli për mrekulli me këmbën e majtë nga distanca realizoi super gol për 1-2.

Kujtomë që golin e parë për skuadrën nga Mitrovica e shënoi Muharrem Jashari./IndeksOnline/