11:14 / E Hënë, 25 Maj 2020

Duke falur të tjerët ju largoni negativitetin dhe sëmundjet!

A keni ndier ndonjëherë pendesë për shkak të diçkaje që ka ndodhur në të kaluarën, ose keni mbajtur inat ndaj dikujt? A ndiheni sikur ju kanë tradhtuar dhe nuk mund ta pranoni që t’ia falni?

Të gjithë ne e kemi ndjerë këtë në një moment në jetën tonë.

Mendimet negative na rrethojnë çdo herë në një kohë, por shkencëtarët po zbulojnë se këto mendime jo vetëm që dëmtojnë shëndetin tuaj mendor, por edhe shëndetin tuaj fizik.

Në mënyrë që të shqyrtojmë efektet e emocioneve negative në trupin tonë, hulumtuesit shqyrtuan pacientët meshkuj dhe femra ndërsa analizuan kujtimet dhe dhimbjet emocionale që ndjejnë në raste të tilla.

Sipas Dr Steven Standiford, drejtori i kirurgjisë në Qendrat Mjekësore të Kancerit të Amerikës, mungesa e faljes mund të ketë efekte të njëjta si një sëmundje. Ai këmbëngul që refuzimi për të falur të tjerët, i bën njerëzit të sëmurë dhe negativ.

Kur bëhet fjalë për kancerin, falja gjithashtu ka një rol të rëndësishëm në parandalimin e tij.

Por nëse falja shkakton një ndikim të tillë në jetën tonë, pse nuk falim më shpesh?

Duke falur të tjerët, ju largoni negativitetin dhe sëmundjet!

Mos i humb