14:49 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Duke i thënë fëmijës suaj “JO”, e bëni atë më të shkathët

Ju përpiqeni të mos i llastoni fëmijët tuaj, por pas orëve të dhembjeve dhe lotëve, ndonjëherë ju thjesht dorëzoheni. Ne nuk jemi këtu për të gjykuar.

Vetëm për të hedhur dritë mbi disa përfitime të mbështetura nga hulumtimi për t’i thënë “Jo” fëmijës suaj. Do t’ju falënderojnë më vonë.

Mendoni përsëri se jeni fëmijë. Për ju çdo send i shtëpisë mund të shndërrohej në një shtëpi kukullash, një anije kozmike, apo edhe materiale ndërtimi për kështjellën tuaj.

Por, çka nëse në vend të kthimit të një kuti këpucësh në një shtëpi kukullash, prindërit tu thjesht ju blenë një shtëpi kukullash? Ajo dukej e mahnitshme në atë kohë, por në retrospektivë, jo aq e bukur.

Psikologët kanë hulumtuar ndryshimin e krijimtarisë dhe kreativitetit midis fëmijëve që duhej të ishin të shkathët e kreativë dhe atyre që ju dhanë atë që donin për të paktën një gjysmë shekulli.

Fjala “JO” ndikon në mënyrë indirekte në ngritjen e kreativitetit te fëmijët tuaj.

Kështu që mendohuni dy herë para se t’i bleni fëmijës suaj shtëpinë e kukullave!

Ndërsa ne nuk sugjerojmë që ju duhet t’ua mohoni fëmijëve tuaj çdo gjë. Por mundohuni të implementoni krijimtarinë qysh në vegjli te ta.