08:01 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Duke u matur gjatë festave të fund vitit, ju ndihmon që të mos shtoni peshë

Duke u matur gjatë festave të fund vitit, ju ndihmon që të mos shtoni peshë

Duke peshuar veten dy herë në javë ndihmoheni të mos shtoni në peshë gjatë festave të fundvitit.

Shumica e njerëzve vënë disa kile gjatë periudhës festive- por shkencëtarët kanë gjetur se të peshoheni më shpesh para festave do keni parasysh dhe më shumë kujdes për ushqimin.

Ekspertët në universitetin e Birmingham dhe Loughborough hulumtuan 272 vullnetarë gjatë Krishtlindjeve vitin e kaluar.

Pjesëmarrësit të cilët ishin kryesisht femra, të përkatësisë etnike të bardhë, dhe mesatarisht 44 vjeçe u ndanë në dy grupe.

Gjysmës iu dha këshilla themelore për të shmangur ushqimet e tepërta dhe për të peshuar veten dy herë në javë dhe gjysmës tjetër iu kërkua të vazhdonin normalisht.

Rezultatet gjeten se grupi i cili vazhdoi normalisht shtuan disa kilogram gjatë periudhës nëntor-janar.

Ndërsa grupi tjetër jo vetëm që nuk shtuan peshë por u gjet se kishin humbur rreth 130 gram./Indeksonline/