75 Mall Live Search
20:30 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Dukem shumë seksi, por burri im nuk shfaqë vëmendje për mua

Martesa jonë është e vdekur, burri im dhe unë vështirë flasim me njëri-tjetrin. Unë jam 42, ndërsa ai 66 vjeçar. Ndonëse kemi diferencë, kjo asnjëherë nuk ka qenë problem për ne, madje edhe jeta jonë seksuale ka qenë gjithmonë e mirë, deri para katër viteve kur ai pati një operacion në shpinë.

Ndonëse nuk e pranon, unë e vërej shmangien e tij ndaj meje.

Unë kam humbur peshë dhe po kujdesem për dukjen time. I rregulloj thonjtë dhe flokët çdo javë dhe shkoj në fitnes. E di që dukem mirë dhe ndihem mirë por mendoj se nuk po e marrë vëmendjen e duhur nga burri im.

Këshilla e psikologes:

Mendoj se operacioni e ka bërë që ta ndiej moshën. Ndoshta kjo ia pamundëson që të jetë aktiv në jetën seksuale.

Mos i kërko vëmendje në mënyrë direkte por dhuroji sa më shumë përqafime, besoj do të ngjallet./Indeksonline/