15:53 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / G T

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë – Romario rikthehet të luaj futboll në moshën 58-vjeçare

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Brazilit dhe Barcelonës, Romario ka regjistruar zyrtarisht vetën si lojtar në divizionin e dytë të Rio de Janiero, te skuadra America-RJ.

58-vjeçari te skuadra braziliane është president, por pritet që të shërbej edhe si lojtar në ditët në vijim, shkruan Indeksonline

Planet e Romarios për t’u rikthyer në formacion mbetën edhe të pasigurta. Ndërsa sqaroi se mezi pret të luaj dhe të ndajë fushën me djalin e tij, Romarinho – i cili është pjesë e America-RJ.

Romario ishte pensionuar nga futbolli gjatë vitit 2010. Përveç Barcelonës, ai luajti edhe për klubet, si: PSV, Fluminense, Al-Sasdd, Vasco de Gama dhe Miami./Indeksonline/