22:12 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dushi i përditshëm i dëmshëm për lëkurën

Tani në verë, duket sikur çdo kohë është e përshtatshme për dush, por prisni, a duhet të jetë vërtetë ? Sipas dermatologëve, dushi i përditshëm vjen me më shumë dëme për lëkurën e shëndetin sesa përfitime.

Po dehidratoni lëkurën në nivel qelizor

Kimikatet e sapunëve dhe shampove, uji i ngrohtë dhe qëndrimi i zgjatur në dush, do të thajë lëkurën në nivel qelizor. Bëni dushe të shpejta, me ujë të vakët dhe sigurohuni që të hidratoni lëkurën gjithmonë për t’i rikthyer lagështinë e humbur.

Nuk jeni aq të ndotur sa mendoni

Sipas Dr. Casey Carlos, ndihmës profesor i mjekësisë në katedrën e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, pohon se shumica e njerëzve përdorin sapun kur në të vërtetë nuk kanë nevojë për të. Karlos thotë se lëkura është e aftë të pastrojë veten dhe nuk është i nevojshëm përdorimi i shampos në të gjithë sipërfaqes e lëkurës, veç zonave ku gjendrat e djersës janë në një numër më të lartë.

Po dëmtoni flokët tuaj

Ashtu si lëkura, larja e flokëve tuaj çdo ditë do të eliminojë yndyrën natyrale duke i lënë flokët të thatë. Dermatologët thonë se nuk duhet t’i lani flokët më shumë se një ose dy herë në javë.

Po eliminoni bakteret e mira

Ndonëse mund të duket se dushi pastron dhe eliminon bakteret nga lëkura juaj, ajo që nuk dini me shumë mundësi është që shumica e tyre janë të dobishme për shëndetin e lëkurës. Pa bakteret e mira sistemi imunitar, sistemi tretës e shumë sisteme të tjera nuk do të funksiononin si duhen. Dëmtimi i mikrobiomës gjithashtu mund të çojë në një sërë problemesh.

 

 

Temat: