13:17 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy aksidente fatale për 24 orë, 47 të tjera me të lënduar e dëme materiale

Për 24 orë në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente, ku dy prej tyre kanë qenë edhe fatale.

Kështu thuhet në statistikat e përgjithshme të policisë për 24- orët e fundit, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, janë shqiptuar mbi 1 mijë tiketa për shkelje të rregullave në komunikacion, përkatësisht 1 mijë e 114 tiketa.

Sa i përket arrestimeve, Policia ka arrestuar 36 persona, prej tyre 13 në mbajtje./Indeksonline/

Temat: