09:58 / E Hënë, 08 Mars 2021 / k.v

46 aksidente trafiku brenda ditës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar, 24 aksidente me persona të lënduar dhe 22 aksidente tjera me dëme materiale, transmeton IndeksOnline.

Aksidentet, sipas policisë kanë ndodhur në të gjitha rajonet e Kosovës.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë së dielës ka shqiptuar 892 gjoba kundërvajtëse ndaj atyre që kanë thyer rregullat e trafikut./IndeksOnline/