21:12 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

Dy aksidente trafiku në Lipjan/ Disa të lënduar, policia jep detaje

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sonte në Lipjan. Njëri ka ndodhur në rrugën “Hajredin Bajrami”, kurse tjetri në rrugën “Fehmi Agani”.

Policia ka dhënë detaje më shumë lidhur me këto aksidente.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjete. Në këtë aksident lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut.Kurse rreth orës 20:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete (një furgon dhe një veturë) Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Personat e lënduar kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.